Kryetari i Zveçanit nis punën në Zyrën për Komunitete në fshatin Kelmend

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka filluar punën e tij në Zyrën për Komunitete në fshatin Kelmend, duke marrë këtë vendim si pasojë e situatës aktuale në veri të Kosovës

Kryetari i ri i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, 30 maj 2023.

Kryetari i ri i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, është detyruar të kryejë detyrën e tij në një objekt tjetër për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, ai ka treguar se është vendosur në Zyrën për Komunitete në fshatin Kelmend.

Përderisa detyra e tij zakonisht kryhet nga zyra qendrore e bashkisë, Peci është detyruar të ndryshojë vendndodhjen e punës për të garantuar qëllimin e tij për t’i shërbyer komunës në kushtet e tensioneve të ndodhura.

Në kohën kur protestat dhe tensionet vazhdojnë në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – Peci ka vendosur të angazhohet në kontakt direkt me komunitetin nga fshati Kelmend i Mitrovicës.

Kryetari Leposaviqit, Lulzim Hetemi, dhe ai i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, gjenden në objektet e komunave përkatëse.

Kryetari i Leposaviqit siç raportohet ka mbetur brenda objektit të komunës që nga dita e djeshme, për “arsye sigurie”.

Protestat kundër kryetarëve shqiptarë të sapozgjedhur të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, janë duke vazhduar edhe këtë të martë.

Një ditë më herët, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika