KFOR-i pritet ta rrethojë me tela dhe gjemba komunën e Zveçanit

Protestues serbë po vazhdojnë të jenë të mbledhur para ndërtesës komunale në Zveçan, për të dytën ditë me radhë.

Objektin komunal dhe zonën përreth po e ruajnë pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, të cilët objektin e komunës pritet ta rrethojnë me tela dhe gjemba.

Ende nuk ka nisur shpërndarja e tyre, por vetëm janë sjellë pranë objektit të komunës, ku edhe është pastruar hapësira.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, është duke bërë përpjekje të organizojë një takim “ad hoc” [për situatën në veri] në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bratislavë.

Kështu ka raportuar Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel.

Sipas tyre, “kjo është ende një ide dhe një përpjekje” dhe “nuk ka konfirmime nga palët nëse janë apo jo të gatshme për një takim të tillë”.

Bratislava është përmendur si vend i mundshëm për takim, pasi dy udhëheqësit janë të ftuar të marrin pjesë në një konferencë për sigurinë globale që po zhvillohet në këtë vend.

Siç pretendohet, takimi synon të adresojë situatën aktuale në veri të Kosovës, duke u përqendruar në tensionet dhe zhvillimet e fundit në tri komunat me shumicë serbe, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në këtë kontekst, dialogu në mes të liderëve të të dy vendeve ka për qëllim të gjejë zgjidhje të qëndrueshme dhe të përbashkëta për të lehtësuar situatën dhe për të rikthyer qetësinë dhe rendin në rajon.

Vuçiq gjatë ditës së martë ka kërkuar tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës, ashtu si edhe të kryetarëve të komunave me kombësi shqiptare.

Vuçiq i bëri komentet në takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it: Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, njofton kabineti i tij.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika