Arrestohen tre zyrtarë të postës në Kaçanik, dyshohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Tre zyrtarë të postës në komunën e Kaçanikut janë arrestuar nën dyshimin për falsifikimin të dokumenteve.

Sipas njoftimit të policisë, tre të dyshuarit nga data një dhjetor të vitit 2022 deri në 31 dhjetor të po atij viti kishin manipuluar në librin e dorëzimit të Dërgesave të Regjistruara të Zyrës Postare.

Ata dyshohen se në 28 dërgesa i kanë falsifikuar nënshkrimet.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Ferizaj, pas veprimeve hetimore për një periudhë kohore disa javore, ka arritur të sigurojë dëshmi se të dyshuarit me iniciale (R.L.), (K.Z.) dhe (A.Ç.) zyrtarë të postës – dega në Kaçanik, gjatë ushtrimit të detyrës në vazhdimësi nga 01.12.2022 deri 31.12.2022, kishin manipuluar në librin e dorëzimit të Dërgesave të Regjistruara të kësaj Zyre Postare, me dyshimin se në 28 dërgesa janë falsifikuar nënshkrimet e konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Ata dyshohen se e kanë rrezikuar kontratën e Postës dhe një kompanie, duke shkaktuar pasoja të mëdha financiare.

“Në këtë mënyrë personat e dyshuar të lartcekur me iniciale- Zyrtarë të Postës së Kosovës, kanë rrezikuar kontratën mes Postës së Kosovës dhe një kompanie, me pasoja të mëdha financiare, në dëm të Postës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Sot me datë 30.05.2023, është siguruar prezenca e të dyshuarve të sipërcekur. Pas intervistës dhe analizës së gjitha provave/dëshmive, është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se: të dyshuarit R.L., K.Z. dhe A.Ç. kanë kryer vepër penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar'”, vijon njoftimi.

Me vendim të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë për proceduara të mëtejme.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika