Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se autoritetet e Kosovës janë ato të cilat mbajnë përgjegjësi për situatat e krijuara në komunat në veri të Kosovës.
Siç raporton REL, Macron-i ka thënë se trazirat janë rritur ndjeshëm në veri të Kosovës që nga momenti prej se kryetarët e rinj shqiptarë morën detyrën në komunat me shumicë serbe.
Macron-i i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratisllavë.
Aty po merr pjesë kryeministri Kurti dhe Edi Rama.
Nga e premtja, serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Rreth 25 ushtarë kanë pësuar lëndime nga situatat e shkaktuara në veri. Ndërkaq, vetura të ekipeve të gazetarëve nga të gjitha mediat në vend, përfshirë edhe RTV Dukagjini, janë vandalizuar.