Abdixhiku: Veriu po sulmohet nga bandat e Kurti po i sulmon aleatët – Osmani të flasë

Në një konferencë për media, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova nuk do të duhej të binte në grackën e Serbisë, gjersa theksoi situatën si “një aventurë të rrezikshme personale” të Kurtit

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova po sulmohet vazhdimisht nga bandat kriminale në veri, gjersa Kurti po sulmon aleatët ndërkombëtarë të vendit.

Në një konferencë për media, Abdixhiku ka thënë se Kosova nuk do të duhej të binte në grackën e Serbisë, gjersa theksoi situatën si “një aventurë të rrezikshme personale” të Kurtit.

“Që prej të premtes po përballemi me situatë të pamenduar. Kosova është nën sulm të vazhdueshëm nga bandat kriminale të Vuçiqit, e kryeministri në sulm fatkeq ndaj miqve tanë ndërkombëtarë. E kjo s’ka ngjarë asnjëherë. Sa herë që kemi qenë të sulmuar nga Serbia, kemi qenë të mbrojtur nga miqtë ndërkombëtarë, sepse kemi qenë të bashkërenduar me ta, kemi vepruar bashkë me ta, sepse kemi ndarë të njëjtat vlera dhe të njëjtat interesa e të njëjtin vizion. Këto përmbysje aleancash, vizionesh e prioritetesh askush nuk i ka dashur në Kosovë. Për këtë, nuk ka votuar askush. Prandaj, nuk mund të flasim tjetër gjë, përveç se një aventure të rrezikshme personale të Kurtit që nuk ka legjitimitet politik e as demokratik në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku.

LDK-ja tashmë ka ftuar kryeministrin Kurti në seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për të raportuar për situatën në veri, gjersa ka kërkuar nga ai të ketë koordinim me ndërkombëtarët ashtu që tensionet të kalohen.

Tutje, LDK-ja ka edhe një kërkesë për presidenten Osmani.

“Le të flasë”, ka thënë Abdixhiku. “Të ketë pozicion të qartë.”

Nga e premtja, serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Rreth 25 ushtarë kanë pësuar lëndime nga situatat e shkaktuara në veri. Ndërkaq, vetura të ekipeve të gazetarëve nga të gjitha mediat në vend, përfshirë edhe të RTV Dukagjini, janë vandalizuar.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika