Konfirmohet largimi i pestë nga Drita

Nuk kanë të ndalur largimet te Drita, Almir Kryeziu është futbollisti i radhës i cili është larguar nga skuadra bardhekalter.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti në fjalë  ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka zyrtarizuar largimin e tij.

“Ju njoftoj qe sot pas dy vitesh te kaluara me FC Drita, i kam dhënë fund bashkëpunimit me këtë klub. Dua ta falënderoj klubin për bashkëpunimin, gjithashtu trajnerët dhe stafin e tyre, stafin mjekësor, ekonomët dhe gjithë atyre qe kane dhënë kontribut për klubin. Falënderim te veçantë për tifozët “Intelektualet” qe i kane qëndruar pranë klubit ne çdo kohe.…” ka shkruar Kryeziu.

Sulmuesi ka qenë pjesë e Dritës për dy sezone. Ky është largimi i pestë i “Intelektualëve” brenda tri ditëve.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika