Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka takuar kryeministrin britanik, Rishi Sunak, në Komunitetin Politik Evropian.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns. Ajo ka theksuar se Britania duhet të vazhdojë të jetë shtet paqeruajtës në të gjitha forumet.
“E kënaqur të shikojë Rishi Sunak dhe presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, t’i takoj në Komunitetin Politik Evropian. Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës dhe si mik i Kosovës duhet të përqafojmë rolin tonë të vazhdueshëm si paqeruajtës në të gjitha forumet”, ka shkruar ajo.
Pleased to see @RishiSunak and @VjosaOsmaniPRKS meet at the European Political Community.
We were one of the first countries to recognise Kosovo’s independence, and as a friend to Kosovo we need to embrace our continued role as peace keeper in all fora. pic.twitter.com/YX1crDGPOb
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) June 2, 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së enjte, në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kishinau të Moldavisë, ka zhvilluar një takim me presidentin e Republikës franceze, Emmanuel Macron, kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Sipas njoftimit, Osmani ua ka theksuar Macronit dhe Scholzit se përpjekjet e Kosovës për ta vënë rendin dhe ligjin në veri, po sfidohen nga bandat kriminale, të cilat kanë mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Tutje, presidentja Osmani ka thënë se veprimet e tilla synojnë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duke theksuar se duhet një qëndrim unik kundërshtues nga ana e shteteve të BE-së kundrejt tendencave që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.