Sveçla: Angazhimi ynë mbetet i njëjtë, kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në të gjithë vendin

Dy ditët e fundit, në disa operacione në veri, Policia e Kosovës ka parandaluar rastet e kontrabandës dhe ka konfiskuar një automjet të kërkuar ndërkombëtarisht

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas parandalimit të rasteve të kontrabandës dhe konfiskimit të një automjeti të kërkuar ndërkombëtarisht.

Përmes një postimi në Twitter, ka thënë se angazhimi i institucioneve të vendit mbetet i njëjtë.

“Dy ditët e fundit, në disa operacione në veri, Policia e Kosovës ka parandaluar rastet e kontrabandës dhe ka konfiskuar një automjet të kërkuar ndërkombëtarisht. Angazhimi ynë mbetet i njëjtë: kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në të gjithë vendin tonë, për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët”, shkroi ai.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes të autoriteteve gjermane dhe Policisë së Kosovës, është arritur të lokalizohet në Kosovë, vetura e tipit BMË 320 me targa gjermane, e cila kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë, si veturë që dyshohej se është vjedhur në shtetin e Gjermanisë.

Automjeti i kërkuar është lokalizuar në veri të vendit.

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, falë veprimeve të menjëhershme operativo-hetimore kanë lokalizuar dhe konfiskuar automjetin e kërkuar, i cili ka qenë i parkuar në një lokacion në komunën Mitrovicë – Veri.

Lidhur me rastin, janë duke u kryer të gjitha veprimet e mëtejme ligjore dhe hetimore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe të autoriteteve të shtetit Gjerman.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika