Vllasi: Situata e krijuar në veri shkon në dëm tonin, Kurti i ka hidhëruar ndërkombëtarët

Juristi dhe ish-politikani Azem Vllasi

Situata e krijuar në veri të Kosovës, sipas avokatit Azem Vllasi, shkon në dëm të Kosovës. Ai në emisionin “Five”, tha se Kurti mund të ketë të drejtë në përpjekjet e tij për ta shtrirë sovranitetin në të gjithë territorin e Kosovës, por ka theksuar se vendi ynë varet shumë nga ndërkombëtarët.

Vllasi u shpreh se “Kurti nuk ka lënë mundësi t’i riparojë këto raporte me ndërkombëtarët, së tepërmi i ka hidhëru”.

“Situata e krijuar shkon vetëm në dëm tonin, s’po them që Kurti nuk ka të drejtë kur angazhohet për disa parime që duhet të vlejnë për një shtet sovran, të pavarur siç është Kosova. Situata jonë është specifike sepse varemi nga përkrahësit tanë, posaçërisht nga ShBA, përkrahja e të cilëve është vendimtare. Nuk është dashtë rreth inaugurimit të kryetarëve, të ashpërsohet situata kështu si është ashpërsu. Kam frikë se janë kriju disa pasoja të rënda të pariparueshme”, ka thënë ai.

Avokati Vllasi, tha se paralajmërimet e ShBA-së, për pasojat që mund t’i ketë Kosova, janë tejet serioze.

“Pasojat e pariparueshme për neve janë një fjali që e përdori Hovenier, që tha ShBA po e humbin entuziazmin për ta përkrahur Kosovën në proceset e mëtejshme, në njohje të reja, integrime evropiane. Greqia ka qenë në prag për ta njohur Kosovën, edhe ato katër shtete të tjera, do ta bënin një hap të tillë, me përkrahjen e ShBA-së, se jo që i kemi bindë ne që duhet të na pranojnë. Flitet për disa fonde, pastaj ushtria e Kosovës përjashtimi nga Defender 23”, ka thënë ai.

Ai i ka kritikuar edhe ndërkombëtarët, për mungesë të reagimit të duhur ndaj bandave kriminale në veri.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika