Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se puna e Policisë së Kosovës dhe përkushtimi për sundim të ligjit, “na bën partner serioz e të besueshëm edhe për institucionet e sigurisë të vendeve tona aleate e mike”.
Me anë të një postimi në Facebook, ministri i këtij dikasteri ka theksuar se vetëm ditëve të fundit, është arritur konfiskimi i një veture, e cila ishte në kërkim nga autoritetet gjermane si dhe është arrestuar një person i kërkuar nga Mali i Zi, me urdhërarrest ndërkombëtar.
“Kemi mirëpritur falënderimet e veçanta nga pala gjermane e ajo malazeze, të cilave i ritheksojmë përkushtimin në bashkëpunimin tonë”.
Sipas tij, këto raste janë dëshmi të profesionalitetit të Policisë së Kosovës, i cili siç thotë Sveçla, nuk mungon asnjëherë, në asnjë rast.