Hoti: Njohja e Kosovës nga Izraeli ka qenë historike sepse ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se duhet të punohet shumë që marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin të jenë shumë të ngushta, në veçanti në sferën ekonomike ku mundësitë janë të pafundme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës zyrtare të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael të Kuvendit të Kosovës, ka thënë njohja e Kosovës nga Izraeli ka qenë historike.

Kjo sipas tij për faktin se ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë.

“Në dy ditët në vijim, bashkë me kolegët e Grupit të Miqësisë, do të takojmë Kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Grupin homolog të Miqësisë. Do të vizitojmë disa qendra për hulumtime strategjike dhe të sigurisë në Jerusalem. Në këtë vizitë historike në Izrael na bashkohen edhe një grup i bizneseve të Kosovës, të cilat do të vizitojnë odat ekonomike në Izrael dhe do të zhvillojnë takime individuale me biznese për të parë mundësitë e bashkëpunimit. Delegacioni i bizneseve është nën organizimin e Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, që operon tash e një vit në Prishtinë”, shkroi ai në Facebook.

Siç theksoi Hoti duhet të punohet shumë që marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin të jenë shumë të ngushta, në veçanti në sferën ekonomike ku mundësitë janë të pafundme.

“Jam shumë i kënaqur që kjo vizitë po bëhet realitet. Njohja e Kosovës nga Izraeli ka qenë historike edhe për faktin se ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë”, shtoi më tej Hoti.

“Si Kryetar i Grupit të Miqësisë, unë do të jem shumë i angazhuar dhe do të punoj me të gjitha palët që kjo të arrihet sa më parë”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika