Hoti: Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, në ekonomi e në marrëdhënie me jashtë

Vetëm në një situatë normale mund të ketë ketë zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim, ka thënë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, në ekonomi e në marrëdhënie me jashtë, ka thënë ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Në një postim në Facebook, Hoti ka theksuar se çdo qasje tjetër është e dëmshme dhe e rrezikshme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Vetëm në një situatë normale e pa presione mund të arrihen marrëveshje të mira për integrimin e veriut në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës. Vetëm në një situatë normale mund të ketë ketë zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim’, shkroi ai.

Ndryshe, rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.

Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’”.

Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.

Serbët lokalë kanë organizuar protesta në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika