Flet bashkëshortja e njërit nga policët e kidnapuar: Çdo ditë flas në telefon, sot nuk u lajmërua hiç

Lagjja ku jeton Shemi Mustafa, njëri nga tre policët e rrëmbyer nga njësitë speciale të Policisë së Serbisë. FOTO: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga njësitet speciale të Policisë së Serbisë.

Në mesin e tre policëve që u kidnapuan sot nga forcat serbe, është edhe Shemi Mustafa.

Ai në Policinë e Kosovës shërben që nga viti 2006, e në pikën statike që gjendej sot para se të kidnapohej po punonte nga aty, tash e dy muaj.

Kështu tregoi për KALLXO.com, Shpresa Mustafa, gruaja e tij.

Me lot në sy, ajo prapa kamerave shprehet e shqetësuar për situatën në të cilën gjendet.

E njëjta tregon se deri më tani nuk kanë pasur ndonjë thirrje nga ana e zyrtarëve shtetërorë.

“I kam disa familjarë të tjerë policë, ata janë këtu. Na ka vizituar edhe një komandat i Policisë” – thotë ajo.

Shpresa ka pesë fëmijë me Shemin, e njëjta tregon se ky i fundit, 62-vjeçar, ka edhe probleme shëndetësore.

“Është kanë edhe sëmurë, prej pushimit mjekësor ia ka nisur punën. Ka probleme me frymëmarrje” – thotë ajo.

Gruaja e policit të kidnapuar nga forcat serbe tregon se kontaktet me bashkëshortin e saj kur ai gjendet në punë i ka të vazhdueshme, edhe pse shpeshherë terrenet e vështira ia pamundësojnë të bisedojnë lirshëm.

“Sot nuk kemi folur hiç me të, tjera herë fol gjithë, e sot asnjëherë nuk është lajmëruar se nuk po kanë qasje atje, nuk kanë valë, sen hiç nuk kanë. Po kohë pas kohe ai del, lyp valë, i gjen e më lajmërohet. Sot, asnjëherë nuk është lajmëruar, prit po lidhet diku me më shkru, hiç sen”, – shprehet ajo.

Tre policë të Kosovës u kidnapuan sot në Leposaviq. Siç ka konfirmuar Policia e Kosovës, edhe vetë krerët e shtetit, policët gjendeshin brenda territorit të Kosovës.

“Njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës” – thuhet në komunikatën e Policisë.

Edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar diçka të tillë, e kryeministri Albin Kurti ka thënë se ata gjendeshin 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, po pretendon se tre zyrtarët policorë që dyshohet se u kidnapuan nga policia serbe u gjetën në jugperëndim të Serbisë, rreth 10 kilometra nga kufiri me Kosovën.

Ai tha se pjesëtarët e policisë serbe nuk e kanë shkelur territorin e Kosovës dhe as rezolutën 1244.

Sipas tij, Serbia është e gatshme të ofrojë të gjitha provat dhe kërkoi hapjen e një hetimi ndërkombëtar, nëse është e nevojshme.

Mirëpo, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka quajtur të rrejshme deklarimet e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq lidhur me këtë çështje.

“Ata janë zyrtarë kufitarë patrullues dhe nuk janë zyrtarë të njësiteve speciale, pra është një deklarim i rrejshëm i palës serbe. Ata janë tre zyrtarë policorë të moshës së shtyrë rreth 50 vjeçar apo edhe mbi. Që kanë shërbyer për vite me radhë në Policisë e Kosovës”- ka thënë ai.

Kelani ka deklaruar se policët e kidnapuar janë të moshës rreth 50 vjeç apo mbi.

Kelani ka thënë se janë të bindur që pjesa ku janë gjendur policët është thellë brenda territorit të Kosovës./Kallxo.com

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika