Sveçla: Ushtria e Serbisë ishte futur rreth 1 kilometër brenda territorit të Kosovës

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në pikën kufitare në Jarinje, 14 qershor 2023, foto RTK.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili është duke qëndruar në vendin ku janë rrëmbyer tre zyrtarë policorë të Kosovës nga xhandarmëria serbe, ka deklaruar se ata kishin hyrë rreth një kilometër brenda territorit të Kosovës.

Ai e ka cilësuar si të papranueshëm një veprim të tillë të Serbisë, duke e cilësuar si një incident jashtëzakonisht të rëndë.

“Ushtria e Serbisë është futur rreth 600 metra në territorin e Kosovës, pastaj kanë vazhduar në grupe të ndara në këmbë dhe janë futur diku 1 km brenda territorit të Ksoovës dhe kanë kidnapuar tre zyrtarë policorë nga njësiti kufitar, të cilët tash edhe me vetëdeklarimin e Serbisë janë të arrestuar. Kjo është e papranueshme, por ëshë incident jashtëzakonisht i rëndë”, ka thënë Sveçla.

Tutje, ai ka thënë se rrëmbimi i policëve të Kosovës ka ndodhur si shenjë hakmarrje ndaj arrestimit të Milun Milenkoviq-it, i njohur me nofkën “Lune”.

“Është e qartë se është bërë në shenjë të hakmarrjes për arrestimit të kriminelit Lune. Serbia kriminele… është duke vepruar njëjtë përmes këtyre sjelljeve kriminale, duke tentuar ta minojë rrugën tonë në shtetndërtimin dhe pengimin e sovranitetit. Nuk do t’ia dalë të na zbrapsë edhe të na ndalë, jemi në të drejtën tonë dhe do të veprojmë sipas ligjit”, ka thënë ai.

Lajmi ne përditësim…

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika