Flasin qytetarët e liruar nga Serbia: Policët serbë na thoshin se arrestimi është politik

Në një deklarim për media, ata thanë se trajtimi i tyre nga policia serbe kishte qenë i mirë dhe se të njëjtit çuditeshin nga arrestimi i tyre

Njëri nga qytetarët e liruar nga Serbia, Dervish Maliqi, ka thënë se gjatë mbajtjes së tyre në Serbi, ishin policët serbë që iu kishin thënë se arrestimi i tyre ishte politik.

Në një deklarim për media, ata thanë se trajtimi i tyre nga policia serbe kishte qenë i mirë dhe se të njëjtit çuditeshin nga arrestimi i tyre.

“Krejt policët si në Kurshumli si në Prokuple, na kanë trajtuar mirë. Edhe ata janë çuditë për këtë rast. Secili polic na thoshte se kjo është vetëm politikë”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, tjetri qytetar me të, ka deklaruar se sipas policisë serbe, ata akuzoheshin për dëmtim të kontejnerëve para dy vjetësh.

“Na kanë ndalë si kemi kaluar, mandej na i murrën dokumentat dhe mandej s’kemi ditë asgjë. Na kanë thënë të parkojmë xhipin dhe na kanë dërguar në Kushumli. Aty kemi ndejtur nja dy orë, s’kemi ditë asgjë fillimisht…Bajagi e kemi bërë një dëm këtu më 2021, një dëm të kontinjerave dhe për atë jemi akuzu. Kemi kaluar edhe më herët, s’kemi pasur probleme”, ka deklaruar ai.

Të enjten janë liruar qytetarët e arrestuar në Merdar nga policia serbe të martën.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin një familjar i njërit nga qytetarët e arrestuar, teksa ka bërë të ditur se janë liruar nga Gjykata e Kushumlisë dhe janë duke ardhur në Kosovë.

Të njëjtën e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika