Kurti për familjarët e policëve: Në ta pamë shqetësimin por edhe qëndresën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Në Mitrovicë dhe Peran e Letanc të Podujevës, i ka vizituar familjarët e Shemë Mustafës, Beqir Sefës dhe Rifat Zekës, tre policëve tanë të rrëmbyer dje nga forcat e armatosura të Serbisë

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, tre policëve të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat serbe në kufi me Serbinë e në brendi të territorit të Republikës së Kosovës.

Pas takimit, Kurti tha se “Në ta pamë shqetësimin por edhe qëndresën për familjarët e tyre dhe zyrtarët tonë”.

Kryeministri i Kosovës, i falënderoi familjarët e policëve të rrëmbyer nga forcat serbe “për besimin e tyre dhe mbështetjen për institucionet e Republikës”.

“Jemi bashkë. Republika e Kosovës është në të drejtën e saj”, vijoi ai.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ora 17:30 do t’u përgjigjet deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me situatën pas kidnapimit të policëve të Kosovës nga ana e policisë serbe në veri të vendit.

Kjo vjen pasi opozita në seancën e sotme kërkoi nga kryeministri që të raportojë në lidhje me zhvillimet e fundit pas kidnapimit të policëve dhe gjendjen e tyre, situatën në veri dhe hapat që do të ndërmerren në vazhdim.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika