Iniciohet rast për të dyshuarit që hodhën koktej molotovi në Leposaviq

Në konsultim me prokurorin kujdestar, është iniciuar një rast pasi që më 15 qershor të dyshuar të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të veturës zyrtare të  policisë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Iniciohet një rast i cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” në Leposaviq, pasi më 15 qershor, të dyshuar të panjohur kishin hedhur koktej molotovi në drejtim të veturës zyrtare të policisë.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se rasti është në procedurë hetimore.

“Në konsultim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti i lartcekur, pasi me datë 15.06.2023 të dyshuar të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të veturës zyrtare të policisë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe protestojnë vazhdimisht para ndërtesave komunale prej 29 majit.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të enjten se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika