Kurti reagon ndaj Escobarit: Për cilat shtete e ka fjalën përveç Kosovës e Serbisë kur thotë konflikt rajonal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur për deklaratën e emisarit Escobar se tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë, kanë “potencial të shndërrohen në konflikt rajonal” ka thënë se duhet të pyetet emisari amerikan se cilat shtete tjera pos Kosovës e Serbisë ka menduar kur e ka dhënë atë deklaratë

FOTO:EO

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një debat të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Washington, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë “potencial të shndërrohen në konflikt rajonal”.

Teksa u pyet për këtë deklaratë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se duhet të pyetet emisari amerikan, Escobar se për cilat shtete e ka fjalën përvec Kosovës dhe Serbisë.

“Unë di shumë gjëra, por jo aq shumë. Do të duhej ta pyesni emisarin Escobar kur ka folur për konflikt rajonal për cilat shtete pos Kosovës e Serbisë ka menduar. Mali i Zi nuk e besoj, Maqedonia e Veriut po ashtu. Kryeministri Rama ka kërcënuar Beogradin, ndoshta. Por do të duhej ta pyesni emisarin Escobar për këtë”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji. Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë, pasi tre policë të Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe.

Escobar për situatën në veri: Tensionet kanë potencial të shndërrohen në konflikt rajonal

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika