Komandanti i KFOR-it: Trupat tanë vepruan profesionalisht në veri të Kosovës, shmangëm një masakër

Shefi i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë se KFOR-i përmes profesionalizmit të ushtarëve ka arritur “të shmangë një masakër” dhe "të shpëtojë 15 policë kosovarë" në situatën e krijuar së fundmi në veri

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka thënë që KFOR-i ka arritur “të shmangë një masakër”  dhe se “kishte shpëtuar 15 policë kosovarë” në situatën e fundit që u krijua në veri të Kosovës.

“Falë profesionalizmit të njerëzve tanë nga i gjithë KFOR-i, të cilët u përgatitën në mënyrën më të duhur dhe që i zbatuan rregullat e angazhimit në mënyrën më korrekte, u shmang një masakër”, ka thënë Ristuccia për agjencinë italiane të lajmeve AGI.

“Arsyeja pse situata nuk u përshkallëzua (më 29 maj) ishte fakti që ishim të përgatitur shumë mirë. Ushtarët tanë vepruan shumë, shumë profesionalisht. Dhe dëshiroj ta shpreh mbështetjen time të plotë për të plagosurit tanë dhe familjet e tyre. Ata vepruan shumë profesionalisht, sa që arritën të menaxhonin që të mos përshkallëzohet situata, kështu që shpëtuam 15 policë të Kosovës, penguam përplasjen e dyja palëve, përndryshe do të duhej të merreshim me probleme krejt ndryshe”, ka vijuar ai.

Ristuccia ka thënë se shumica e personave më 29 maj protestuan në mënyrë paqësore.

Sipas tij situata në veri është shumë komplekse teksa u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që ta gjejnë zgjidhjen me dialog.

“Ne kemi nevojë që të dyja palët t’i ulin tensionet, të gjejnë zgjidhje vetëm nëpërmjet dialogut. E vetmja mënyrë për t’i ulur tensionet është ajo. Varet nga vullneti politik i dyja palëve. Nga pikëpamja ushtarake, puna jonë është të krijojë hapësirë për negociata nga të dyja palët dhe për të gjithë të përfshirët në proces. Një Kosovë dhe një Ballkan stabil është në interesin e gjithë Evropës, e veçanërisht në një periudhë të tashme, duke marrë parasysh kohën e tashme”, ka theksuar ai.

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji.

Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë, pasi tre policë të Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika