Chollet në takim me Lajçakun, flasin për deeskalimin e situatës në veri

Këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet, është takuar me emisarin e BE-së, Lajçak, me të cilin kanë diskutuar për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, është takuar me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, Chollet ka thënë se kanë diskutuar për angazhimin e përbashkët për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës dhe mbështetjen e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian.

“Takim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak, për angazhimin e përbashkët për depërshkallëzimin e situatës në Kosovë dhe Serbi dhe mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, ka shkruar Chollet.

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji.

Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë, pasi tre policë të Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe thellë brenda territorit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika