Grenell shkon në veri të Kosovës, takohet me Listën Serbe

Richard Grenell, ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, vizitoi veriun e Kosovës dhe u takua me përfaqësuesit e Listës Serbe

Richard Grenell në të djathtë dhe Goran Rakiq në të majtë

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, këtë të enjte e ka viziutar veriun e Kosovës, ku edhe është takuar me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Grenell, mbetet një nga kritikuesit më të ashpër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e fajëson për tensionet e krijuara në veri.

Situata në veri ende mbetet e tensionuar, për shkak se serbët lokalë nuk po i pranojnë kryetarët e rinj të cilët e morën mandatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale. Në ta katër komunat veriore, u zgjodhën kryetarë me nacionalitet shqiptar, për shkak se popullsia serbe atje i bojkotoi zgjedhjet.

Tensionet u shtuan në Zvecan, Leposaviq e Zubin Potok, pasi ndërhyri policia për t’i asistuar kryetarët e rinj që të hyjnë në objektet komunale. Pas protestave, të cilat ishin të dhunshëm, shumë pjesëtarë të KFOR-it u lënduan, e po ashrtu gazetarë, policë e qytetarë të thjeshtë.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga kryeministri Kurti, ta tërheq njësinë speciale nga objektet komunale, dhe të shpallen zgjedhjet sa më parë.

Kurse, Kurti nuk ka pranuar që njësia speciale të tërhiqet, pa u tërhequr sipas tij edhe bandat kriminale në ato komuna.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika