Mblidhet Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, diskutohet për rastin e 11-vjeçares

Përgjigjet e institucioneve për gjetjet dhe rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit për rastin e 11-vjeçares, mungesën e vullnetit për bashkëpunim nga ana e Këshillit Prokurorial dhe komunës së Prishtinës të cilat nuk u janë përgjigjur adresimeve nga Ministria e Drejtësisë për këtë rast, janë disa nga diskutimet në mbledhjen e Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se është mbledhur Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje.

Në një postim në Facebook, ministrja Haxhiu ka thënë se kanë diskutuar mbi përgjigjet e institucioneve për gjetjet dhe rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit për rastin e 11-vjeçares.

Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për mungesën e vullnetit për bashkëpunim nga ana e Këshillit Prokurorial dhe komunës së Prishtinës, për të cilat Haxhiu ka theksuar nuk u janë përgjigjur adresimeve nga Ministria e Drejtësisë për këtë rast.

“Diskutuam mbi rëndësinë e hartimit të planeve individuale për viktimat që janë në mbrojtje sociale dhe kërkuam rishikim të formave të vlerësimit të cilat janë standarde që nga viti 2003”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje, Haxhiu ka thënë se grupin ndërministror e ka njoftuar lidhur me veprimet e ndërmarra nga Qeveria për zbatimin e Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike, zbatimi i të cilit mundëson monitorimin e lëvizjeve të dhunuesve dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika