Haradinaj: Policia nuk ka nevojë të qëndrojë në objektet komunale

Në një intervistë për “Five” të RTV Dukagjini, Haradinaj e ka cilësuar prezencën e Policisë së Kosovës si një “të palogjikshme”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Policia e Kosovës e Njësitet Speciale në kuadër të saj, nuk kanë nevojë të qëndrojnë në objektet komunale.

Në një intervistë për “Five” të RTV Dukagjini, Haradinaj e ka cilësuar prezencën e tyre si një “të palogjikshme”.

“Policia e Kosovës ka detyra bazuar në ligjin në gjithë Kosovën. Por, nuk ka nevojë të qëndrojë në objektet komunale, s’ka nevojë të qëndrojë Njësia Speciale në objekt të komunës. Ka kampet e veta, bazat e veta, ka pikat e veta të kontrollit ku i vlerëson. Nuk është e logjikshme në demokraci të qëndron Njësia Speciale në objekt të komunës”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur për “ankesat e Kurtit” për qëndrimin e ndërkombëtarëve, Haradinaj ka deklaruar se kryeministri Kurti nuk ka pse të merret me sekretarin e Shtetit, Blinken dhe Borrell.

“Së pari, Kurti gabon që merret me Borrelin e me Lajçakun. Ata janë pjesë e një procesi më të madh, por ju e dini se kush është përgjegjës për një process të tillë, kaq serioz në Ballkan. Është Amerika. Ai s’ka nevojë fare të merret me ta, ata e kryejnë pjesën e vet, lehtësimin se janë lehtësues, por e ka thirrur Blinkeni, lëre Borrelin më? Pse po merresh me të?”, ka deklaruar ai.

Haradinaj theksoi se mënyra e veprimit të kreut të ekzekutivit mbetet “e pakupimtë” dhe “pa logjikë”. Ai thekson se Kurti nuk do të mund t’i zgjidhë çështjet e sigurisë pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar që nga 26 maji, me ardhjen në pozitë të kryetarëve të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Që atëherë, serbët kanë mbajtur protesta.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika