Propozimi i Ramës, Haradinaj: Kur nuk i përfundon punët e shtëpisë, të hyjnë në shtëpi

Në një intervistë për “Five” të RTV Dukagjini, Haradinaj ka deklaruar se nuk ishte vetëm Rama me këshilla për Kosovën dhe propozimet nga jashtë, vijnë si rrjedhojë e propozimeve të Kryeministrit Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama “ndërhyri” me një propozim për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ngase e pa se Kosova nuk po i kryente detyrat e saj.

Në një intervistë për “Five” të RTV Dukagjini, Haradinaj ka deklaruar se nuk ishte vetëm Rama me këshilla për Kosovën.

“Edhe lirimi i policëve edhe statuti i Asociacionit janë çështje të Kosovës, është dashur Kosova të jetë e aftë të trajtojë këto tema. Kuptohet kur nuk i përfundon punët e shtëpisë, të hyjnë në shtëpi. Në këtë rast mirë se ai është kryeministri i Shqipërisë, por nuk është vetëm ai. Ne po e shohim vetëm Ramën, por kush ka mbetur pa na dhënë këshilla publike neve? Kosovës për depërshkallëzim?”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ka theksuar se janë veprimet e Kurtit, ato që po nxisin të tjerët të ofrojnë mundësi për Kosovën.

“Drejtimi i gabuar i Kurtit i detyroi të gjithë të kërkojnë mënyra për Kosovën, mënyra për të ndaluar pasojat. Unë mendoj se shpeshherë kur kyçet Rama nuk është Rama. Mos të harrojmë, Shqipëria është anëtare e NATO-së, partnere e SHBA-së dhe BE-së, shumica e tyre ia shprehin shqetësimin. Në pamundësi për t’u marrë vesh me Qeverinë e Kosovës, me kryeministrin…”, ka deklaruar Haradinaj.

Ky i fundit thekson se Kurti po mundohet ta gënjejë popullin dhe simpatizantët e LVV-së  se ndërkombëtarët po mundohen të bëjnë veprime kundër Kosovës, gjë që Haradinaj thotë se Kurtit po i ofrohet e kundërta, propozime e vendime në favor të saj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka propozuar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz ,të cilët i cilësoi si “kumbarë” të planit franko-gjerman.

Ky i fundit ka thënë se beson që krijimi i Asociacionit në Kosovë paraqet një derë për hapjen e dyerve ndërkombëtare për Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika