Humb jetën një grua, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti

Një grua ka vdekur të mërkurën, pasi dyshohet se në rrethana të panjohura ka kërcyer nga një banesë në rrugën “Viktor Major” në Prishtinë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka raportuar se një grua ka humbur jetën të mërkurën e 28 qershorit, pasi dyshohet se në rrethana të panjohura ka kërcyer nga një banesë në rrugën “Viktor Major” në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh thuhet se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Viktima femër kosovare, dyshohet se në rrethana të panjohura, ka kërcyer nga një banesë, si pasojë te lëndimeve ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika