Lajçak në Kosovë, pritet të takohet me presidenten Osmani

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, të martën do të jetë në Kosovë ku do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, të martën do të jetë në Kosovë në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës dhe për t’i bindur palët që të kthehen në dialog.

Emisari i BE-së do të takohet duke filluar nga ora 15:00 me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në orën 15:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thotë njoftimi i Presidencës.

Ende nuk ka konfirmim për një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në po të njëjtën ditë, Kosovën do ta vizitojnë edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte, si dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel.

“Në orën 08:30, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel”, vijon njoftimi.

Ndërkaq, tensionet në veri nisën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – nën asistimin e policisë – hynë në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin tensionet dhe të organizohen zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika