KFOR-i tërheq një mjet shpërthyes në deponinë e mbeturinave në fshatin Zhegër

Një mjet shpërthyes i dyshuar është zbuluar në deponinë e mbeturinave të forta në fshatin Zhegër të Gjilanit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i

Një mashkull kosovar ka njoftuar më 9 korrik 2023 se në orën 09:15 ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në depononin e mbeturinave të forta në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit.

Pas njoftimit, njësiti policor lokal ka shkuar në vendin e ngjarjes për ta siguruar zonën, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka kryer largimin e mjetit të dyshuar në mënyrë të kontrolluar.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne deponinë e mbeturinave të forta ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika