60 mijë euro “nër jastëk”: Lirohen Mujku e Muzliukaj të VV-së një ditë pas arrestimit

"Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurve F.M dhe H.M e ka refuzuar si të pa bazuar dhe të njëjtit lihen në mbrojtje në liri"

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurve Faruk Mujka dhe Hysen Muzilukaj, kështu e ka refuzuar si të pa bazuar dhe të njëjtit lihen në mbrojtje në liri.

Kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Mujka dhe Muzliukaj dyshohen se me dashje e kanë shfrytëzuar detyrën me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve F.M dhe H.M  për shkak të veprës penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sanksionuar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurve F.M dhe H.M e ka refuzuar si të pa bazuar dhe të njëjtit lihen në mbrojtje në liri. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Gjatë bastisjes në njërin lokacion (shtëpinë e Mujkës), ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika