Tri raste të sulmeve ndaj personave zyrtarë brenda 24 orëve në Kosovë

Dy persona janë dërguar në mbajtje, kurse një tjetër i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt pas vendimit të prokurorit

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Tri raste të sulmeve ndaj personave zyrtarë kanë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë.

Dy persona janë dërguar në mbajtje, kurse një tjetër i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt pas vendimit të prokurorit.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, këto sulme kanë ndodhur në Podujevë, Ferizaj dhe Prizren.

Të njëjtat në raport janë cilësuar si “sulme ndaj personave zyrtarë”.

Nga sulmi në Podujevë, një person është arrestuar, pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën e 18 korrikut.

 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Një tjetër rast i njëjtë ka ndodhur edhe në Ferizaj, këtë të martë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ofenduar dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ndërkaq, rasti i tretë raportohet të ketë ndodhur në Prizren, ku i dyshuari kishte sulmuar fizikisht zyrtarët e KEDS-it.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht zyrtarët e KEDS-it derisa ishin duke kryer punën e tyre në ç’ kyçje të konsumatorëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, vijon raporti.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika