Lajçak: Me Vuçiqin ramë dakord për shtensionim në veri

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka quajtur të dobishëm dhe ka theksuar se kanë rënë dakord për shtensionimin e situatës në veri

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë takimit të tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilin, siç ka bërë të ditur ai, kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në një postim në Twitter, Lajçak ka shkruar se takimi ishte i dobishëm dhe se kishin rënë dakord për rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjentë për të depërshkallëzuar tensionet në veri dhe për të përparuar në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Pata një takim të dobishëm me Aleksandër Vuçiq, pas takimit të sotëm të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të depërshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Twitter.

Vuçiqi është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit me Vuçiq, Stolterberg ka deklaruar se  tashmë është koha që të nisë një dialog i mirëfilltë në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai u ka bërë thirrje palëve për shamngie të veprimeve që mund të ndikojnë në eskalimin e situatës.

Ndryshe, Lajçak ka reaguar edhe pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe të Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ka theksuar se diskutimet gjatë takimeve dypalëshe kanë përfshirë një sërë çështjesh, duke filluar nga zbatimi i Marrëveshjes së 27 shkurtit e deri te depërshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës.

Po ashtu, ai ka potencuar se diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për tensionet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika