Manxhuka i VV-së : Lirimi i serbëve vendim i çuditshëm, ka pasur opsione të tjera

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, e ka kundërshtuar lirimin e serbëve të dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri të Kosovës.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, e ka kundërshtuar lirimin e serbëve të cilët dyshoheshin për sulm ndaj gazetarëve në veri të Kosovës. Përmes një reagimi ai tha se personat e liruar “nuk janë vetëm sulmues të gazetarëve, ata kanë qenë pjesë aktive e grupeve atje”.

“Pra, ata nuk janë persona që rastësisht janë gjendur në problem apo raste të izoluara, por aktivisht dhe në mënyrë të organizuar janë të përfshirë atje”, vijoi ai.

Manxhuka, tha se është e çuditshme vendimi për t’i liruar serbët e dyshuar për krime në veri, derisa theksoi se Kodi Penal i Kosovës, ka opsione të tjera në raste të tilla.

“Është vërtetë e çuditshme mënyra si është marrë vendimi për lirim të këtyre personave veçanërisht me dorëzani kur Kodi Penal ka dhjetëra opsione tjera në këto raste. Këto lirime do të jenë vetëm inkurajim që ata të vazhdojnë avazin e vjetër, ndërkaq për të tjerët stimulim për t’u përfshirë në këto raste/grupe”, tha ai.

Me lirimin e tyre sipas tij do ta kenë edhe më të vështirë që gazetarët të raportojnë nga veriu.

“Dhe me këto vendime, nuk e di si do të jenë të lirë gazetarët të raportojnë sërish nga atje. Dhe jo vetëm ata”, tha ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika