Tre të lënduar nga aksidenti në mes të dy veturave në Ulpianë të Prishtinës

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Nga ky aksident, lëndime trupore kanë pësuar tre persona

Aksident trafiku, foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në Ulpianë të Prishtinës, të shtunën.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka deklaruar Ahmeti.

Lidhur me rastin po merret njësiti i trafikut.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika