Krasniqi: 76.8 % të qytetarëve nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se bazuar në publikimin më të ri të Pulsit Publik, realizuar nga UNDP dhe financuar nga USAID, 76.8 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se bazuar në publikimin më të ri të Pulsit Publik, realizuar nga UNDP dhe financuar nga USAID, 76.8 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës.

“Sipas Pulsit Publik të UNDP, 45.6% të qytetarëve të Kosovës nuk janë aspak të kënaqur me drejtimin politik të vendit. Ndërkaq, derisa 31.2 kanë preferuar të mbesin neutral, vetëm 23.2% janë shprehur të kënaqur në përgjigjet e tyre. Edhe një herë, kjo dëshmon për urgjencën e ndërrimit të drejtimit politik që ka marrë vendi, por i cili nuk mund të bëhet pa ndërrimin e Qeverisë”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se “rruga e rrezikshme”, në të cilën, Qeveria “e ka futur” vendin nuk është problemi i vetëm për qytetarët tanë, sepse sipas tij, papunësia, varfëria, inflacioni, çmimet e larta të produkteve esencial dhe shërbimet shëndetësore janë renditur si pesë problemet më të mëdha sociale.

“Kjo pakënaqësi qytetare, e dëshmuar edhe në pasoja reale për shtetin tonë, përmes masave dhe sanksioneve nga aleatët tanë, duhet të adresohet urgjentisht. Kjo mund të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do t’i sillnin vendit një Qeveri të përgjegjshme dhe kredibile, e cila, përmes veprimeve të saj, do ta rikthente Kosovën në drejtimin e duhur politik – drejt integrimit të paalternativë euroatlantik”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika