Kurti për djalin e Enver Zymberit: Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia do t’i shërbejë vendit

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka ndarë disa foto nga vendosja e luleve tek vendit të rënies së Zymberit. Krahas tij, ishte edhe djali i këtij të fundit, Sokoli. Kurti ka vlerësuar se i biri i Zymberit jep shpresë se rinia do t’i shërbejë vendit

“Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për djalin e të ndjerit, ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka ndarë disa foto nga vendosja e luleve te vendi i rënies së Zymberit. Krahas tij, ishte edhe djali i këtij të fundit, Sokoli.

Gjersa thekson se kujtimi për Zymberin do të mbetet gjithmonë evident, Kurti deklaroi se dëshira e birit të të ndjerit mbetet ndjekja e hapave të të atit.

“Bashkë me Sokolin, djalin e heroit, Enver Zymeri, vendosëm dje lule të freskëta në vendin ku ka rënë ai, këtu e 12 vite më parë. Enverin do ta kujtojmë gjithmonë sepse përpjekja e tij vetëmohuese është edhe e jona: Kosovën e lirë ta bëjmë me sovranitet të plotë, pa krim e korrupsion, me jetë cilësore për të gjithë, pa dallim. Sytë e Sokolit janë veç dritë. Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit”, ka shkruar Kurti.

Gjatë ditës së djeshme, Kampi “Belvedere” ka marrë një emër tjetër. Zyrtarisht, ai do të njihet si kampi  “Enver Zymberi”.

Pasditen e së mërkurës, në ceremoninë e policëve të rënë është zbuluar memoriali i Enver Zymberajt, me ç’rast edhe kampi ka marrë emrin e tij.

I pranishëm ishte edhe kreu i ekzekutivit, kryeministri Albin Kurti.

Enver Zymberi ishte zyrtar i Policisë së Kosovë, i rënë në detyrë gjatë përballjes me një grup serbësh të armatosur në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika