Albin Kurti pret në takim historianin, Oliver Jens Schmitt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim historianin e njohur, Oliver Jens Schmitt, në ditën e shënimit të njëvjetorit të votimit të Qeverisë në Kuvendin e Kosovës.

Kurti e ka njoftuar Schmitt për të arriturat, përmbushjen e programit qeveritar dhe sfidat për të ardhmen.

“Gjendja me pandeminë është vënë nën kontroll dhe situata është përmirësuar dukshëm, ndërsa është shënuar rritje ekonomike dhe rezultate të mira në luftën kundër krimit e korrupsionit”- ka thënë Kurti.

“Schmitt, e përgëzoi kryeministrin për të arriturat dhe për stabilitetin politik në qeverisje” thuhet në njoftimin për media.

Ai ka vlerësuar Kosovën si vendin me demokracinë më funksionale në rajon, me media dhe shoqëri të lirë.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet ta vlerësojë këtë progres të Kosovës.

Më tutje, në njoftim thuhet se, gjatë takimit, diskutuan për invazionin dhe agresionin rus në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë në Evropë, posaçërisht, në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Oliver Jens Schmitt është profesor i historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës dhe studiues i albanologjisë. Ai është anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave dhe anëtar nderi i Akademisë së Kosovës.

Ai ka shkruar disa libra me analiza për historinë dhe figurat shqiptare: “Historia e shqiptarëve”, “Skënderbeu”, “Shqiptarët, një histori midis Lindjes dhe Perëndimit”, “Kosova, histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, “Arbëria Venedike” etj.

Schmitt i ka dhuruar kryeministrit Kurti librin e tij të fundit, përmbledhjen në pesë vëllime të korrespondencave të konsujve austriakë për Kosovën me titull: “Politika dhe Shoqëria e Vilajetit të Kosovës”.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika