Rreth 4 mijë nxënës të Luginës përfitojnë nga ndihma e Qeverisë së Kosovës

Qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve buxhetore për tekstet shkollore në gjuhën shqipe, për nxënësit e shkollave fillore atje. Nga këto mjete, do të përfitojnë rreth katër mijë nxënës të Luginës

Ilustrim

Qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve buxhetore për tekstet shkollore në gjuhën shqipe, për nxënësit e shkollave fillore atje.

Nga këto mjete, do të përfitojnë rreth katër mijë nxënës të Luginës, por sfidë mbetet ende sigurimi i tekstit të historisë dhe tekstet për shkollat e mesme.

Nga mjetet e ndara të Qeverisë së Kosovës për tekste shkollore në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, do të përfitojnë rreth katër mijë nxënës. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, tha se ky është viti i dytë që ndahen këto mjete, ndërsa theksoi se qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim të qeverisë.

“Në këtë rast, jo vetëm nxënësit përfitojnë, por edhe familjet e tyre, pasi është një mbështetje për ekonomitë familjare këtu në Luginë të Preshevës. Është një gjest jashtëzakonisht i mirëpritur dhe besojmë që kjo praktikë do të vazhdojë edhe viteve të tjera, pasi është e nevojshme që nxënësit tanë të kenë tekste dhe aq më tepër t’i kenë falas”, tha Lutfiu.

Për këto tekste në gjuhën shqipe të arsimit fillor, që botohen nga Shqipëria, sipas tij, është dhënë leja nga Ministria e Arsimit e Serbisë, por sfidë mbetet ende sigurimi i teksteve të historisë, ndërsa shkollat e mesme ende nuk kanë tekste në gjuhën shqipe.

“Sfidë mbetet ende sigurimi i teksteve që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar,  e që është teksti i historisë. Ndërsa, ende në vitin 2023 jemi dhe nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme nuk kanë tekste në gjuhën shqipe. Në koordinim me shtëpinë e vetme botuese shqiptare në Luginën e Preshevës, kemi kërkesë për lejen e përdorimit të gjuhës shqipe dhe matematikës, por ende nuk kemi përgjigje nga Ministria e Arsimit.”, tha Lutfiu.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndarjen e 254 mijë eurove për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë, që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollat fillore, në Komunën e Preshevës, Medvegjës dhe të Bujanocit për vitin shkollor 2023-2024.

Edhe vitin e kaluar, qeveria pati ndarë 200 mijë euro për nxënësit e Luginës së Preshevës. Ndërkohë, vite më parë Serbia pati bllokuar më shumë se 100 tekste shkollore në gjuhen shqipe, në kufirin me Preshevën, të cilat i pat dërguar Ministria e Arsimit e Kosovës./RTK

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika