Tuneli 200 milionësh i Kurtit, Abdixhiku: Muhabetet s’kushtojnë, s’kanë përmbyllur dot një rrugë të vetme në gjithë Kosovën

"Sot, në vitin e tretë të mandatit, flasin për tunele, Prizren - Tetovë, 200 milionë. Muhabetet s’kushtojnë. Ato megjithatë na shpërfaqen të njëjta sikurse para tre viteve. Njëjtë me të njëjtat premtime dalin dhe sot"

(Majtas)Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku (djathtas)

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se po e përmbyllin vitin e tretë në Qeveri, por s’kanë përmbyllur një rrugë të vetme në të gjithë Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se nuk është përmbyllur as rruga për Mitrovicë, as ajo për Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë.

“Po e përmbyllin vitin e tretë në Qeveri, por s’kanë përmbyllur dot një rrugë të vetme në gjithë Kosovën. As atë për Mitrovicë, as atë për Podujevë, as për Pejë, as për Gjilan e as për Gjakovë. Qytete të tëra të lëna në harresë tash e tre vjet! Qytetarë të tërë të maltretuar për çdo ditë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, projekti i vetëm i madh kapital që ka ndodhur në Kosovë është ai i “Rrugës A” në Prishtinë.

“Aty ku Qeveria qendrore – fatmirësisht – nuk ka asnjë rol”.

Ndërsa, sa i përket tunelit Prizren  – Tetovë, prej 200 milionësh euro i planifikuar nga qeveria, Abdixhiku ka thënë se muhabetet nuk kushtojnë.

“Sot, në vitin e tretë të mandatit, flasin për tunele, Prizren – Tetovë, 200 milionë. Muhabetet s’kushtojnë. Ato megjithatë na shpërfaqen të njëjta sikurse para tre viteve. Njëjtë me të njëjtat premtime dalin dhe sot. Të zënë me organizimin e protestave për mbështetje ndaj vetes – merreni me mend – të fiksuar me diskutime ndaj të shkuarës, të angazhuar në ndarje, sharje e përçarje – pra në thatësi politike – kjo Qeveri nuk ka mundur të bëjnë as edhe një hap të vetëm në zhvillimin infrastrukturor të Kosovës”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në programim se “Rrugës së Re”, të gjitha projektet kapitale do të përfundojnë brenda 30 muajsh.

“Në programin e ‘Rrugës së Re’ të gjitha projektet kapitale për qytetet e mëdha në vend do të përfundojnë brenda 30 muajve. Aq kohë duhet. Aq kohë do të marrin. Aq kohë do të kenë. Dhe, natyrisht, jo me çmime absurde 12-13 milionëshe për kilometër, edhe më pak me aneks marrëveshje që falnin nga 54 milionë, por me kujdes ndaj parasë publike e pa ngarkesë buxhetore që paralizojnë sektorë të tjerë”, ka përfunduar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika