Tre të vrarë nga sulmet ruse me raketa në Ukrainë

Të paktën tre njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një varg sulmesh ruse me raketa në perëndim të Ukrainës gjatë natës

Zjarri në një ndërtesë në Lviv, Ukrainë, pas sulmeve ruse me raketa, më 15 gusht 2023.

Të paktën tre njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një varg sulmesh ruse me raketa në perëndim të Ukrainës gjatë natës, njoftuan zyrtarët ukrainas të martën.

Ukraina lëshoi alarme për paralajmërimin e sulmeve ajrore në gjithë vendin, pasi aeroplanët luftarakë të Rusisë i hodhën 24 raketa, tha Forca Ajrore e Ukrainës më 15 gusht.

Po ashtu, një fregatë ruse në Detin e Zi i hodhi katër raketa mbi Ukrainë. Mbrojtja ajrore ukrainase i rrëzoi 16 prej 28 raketave, sipas Forcës Ajrore.

Të paktën tre njerëz u vranë në qytetin veriperëndimor, Lutsk, i cili ndodhet në rajonin Volin, në kufi me anëtaren e NATO-s, Poloninë, tha guvernatori rajonal, Yuriy Pohulyaiko, shkruan REL.

Disa persona të plagosur u dërguan me urgjencë në spital. Lviv, qyteti më i madh në perëndim të Ukrainës, dhe rrethinat e tij u goditën në orët e hershme të së martës nga raketat ruse, tha majori Andriy Sadovyi.

Sulmet shkaktuan zjarr në një ndërtesë banimi dhe e goditën oborrin e një çerdheje, tha ai.

Për gjuajtje me raketa u raportua edhe në qytetet Dnipro dhe Zaporizha, të cilat ndodhen më afër vijave të frontit në lindje të Ukrainës.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika