Njohësit e sigurisë: Mund të ketë dorëheqje të tjera të serbëve

Njohës të çështjeve të sigurisë paralajmërojnë se mund të ketë sërish dorëheqje të serbëve në rast se nuk ndalen kërcënimet e Serbisë në raport me ta

Para një muaji u rreshtuan në radhët e Policisë së Kosovës. Por vetëm një muaj pasi morën detyrën, 7 policë të rinj serbë dhanë dorëheqje.

Shqetësimin për dorëheqjen e tyre nga detyra e kanë shprehur ambasadorët e huaj në Kosovë dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, por edhe krerët institucionalë të Republikës së Kosovës.

Njohës të çështjeve të sigurisë paralajmërojnë se mund të ketë sërish dorëheqje të tyre në rast se nuk ndalen kërcënimet e Serbisë në raport me ta.

“Burimi i kërcënimit është presidenti I një vendi fqinj, Vuçiq përmes ekstremistëve të tij. Që nga diplomimi i 42 policëve serbë nga 74 të komuniteteve joshumicë, ata i targetuan në media duke kërcënuar. Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme të mbajë rend edhe me forcat e veta, por interesi edhe i drejtorisë së përgjithshme, edhe krerëve të institucioneve të Kosovës që t’i kthejnë në veprim pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, tha për RTK, eksperti Nuredin Ibishi.

Kurse, eksperti Drizan Shala, tha se policët nga komuniteti serb sipas të gjitha gjasave janë në presion të jashtëzakonshëm të strukturave kriminale të mbështetur nga Beogradi zyrtari.

“Mund të presim që gjatë javëve në vijim do të kemi numër më të madh të zyrtarëve policorë nga komuniteti serb që do të japin dorëheqje”, tha ai.

Në nëntor të vitit të kaluar, pjesëtarët serbë të policisë në veri të Kosovës kishin dhënë dorëheqje, si pjesë e dorëheqjeve kolektive të zyrtarëve serbë në komunat veriore – Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS.

Për të përmbushur vakumin e krijuar pas dorëheqjeve, autoritetet në Kosovë shpallën konkurs për pranimin e policëve të rinj.

Në korrik 74 policë të rinj nga komunitetet joshumicë filluan punën në Policinë e Kosovës.

Nga ky numër, 46 i përkisnin vetëm komunitetit serb, 7 prej të cilëve tashmë kanë hequr dorë nga uniforma e Policisë së Kosovës./RTK

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika