E përjashtojnë nga PDK-ja se bashkëpunonte me ta, pak pas përjashtimit takohet më zyrtarë të VV-së

"Pikërisht, nisur nga ky realitet i hidhur politik dhe ekonomik në vend, Këshilli Drejtues i PDK-së, në mbledhjen e mbajtur më 3 korrik 2023, kishte marrë vendim për pezullimin e çdo komunikimi zyrtar dhe ndërprerjen e bashkëpunimit institucional me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani – Sadriu, si dhe Lëvizjen Vetëvendosje"

E përjashtojnë nga PDK-ja se bashkëpunonte me ta, pak pas përjashtimit takohet më zyrtarë të VV-së

Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë në Komunën e Gjilanit  së bashku me dy të tjerë – të gjithë zyrtarë në këtë komunë – janë përjashtuar nga Partia Demokratike e Kosovë, pasi të njëjtit sipas partisë opozitare, kanë shkelur vendimin e Këshillit Drejtues për të pezulluar çdo komunikim zyrtar dhe bashkëpunim me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani, si dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Përjashtimi nga PDK-ja nuk ka bërë që Isufi të mos takohet më zyrtarë të VV-së, por, përkundrazi. I njëjti vetëm pak kohë përjashtimit të tij është takuar me Armend Musajn nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe drejtorin e bujqësisë të Komunës së Kamenicës, Shpend Morinën.

Ky takim sipas tij, ishte takim koordinues për trajtimin e qenëve endacak.

“Gjatë këtij takimi u diskutua për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate të këtij fenomeni shqetësues. Nga ky takim është bërë edhe një agjendë e përbashkët në mënyrë që të konkretizohen idetë dhe projektet tona në interes të qytetarëve”, ka shkruar Isufi në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika