51 mijë e 200 aplikime në e-Kosova për tekste shkollore

Taulant Kelmendi, zëvendësministër i arsimit ka dalë me shifra të reja në lidhje me subvencionimin për tekste shkollore, duke bërë të ditur se deri ditën e hënë në ora 09:00, në platformën eKosova, janë pranuar gjithsej 51.200 aplikime

Zv.ministri i arsimit, Taulant Kelmendi

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka dhënë shifra në lidhje me subvencionimin me tekste shkollore.

Ai, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se deri ditën e hënë në ora 09:00, në platformën e-Kosova janë pranuar 51.200 aplikime.

“Në platformën e-Kosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri sot në ora 09:00 janë pranuar 51,200 aplikime”, ka shkruar Kelmendi.

Ditëve të fundit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka marrë vendim që t’i subvencionojë prindërit për furnizim me tekste shkollore, ku vetëm në ditën e parë ministrja Arbërie Nagavci ka thënë se 11.800 prindër kanë aplikuar.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika