Haradinaj: Kurti të japë llogari në Kuvend, kanë ndodhur zhvillime të rënda

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të japë llogari për skandalet e qeverisjes së tij

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mocioni i mosbesimit është zgjidhja e vetme për ta shkarkuar Qeverinë Kurti.

Ai në një prononcim për media tha se opozita i ka votat e mjaftueshme ta inicojë mocionin, kurse pastaj nevojitet edhe vota e deputetëve të tjerë.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti duhet të japë llogari para deputetëve dhe para popullit të Kosovës për skandalet që po ndodhin.

“Shumë njerëz po i bëjnë thirrje Qeverisë të kthehen me aleatët, por Kurti dhe kjo Qeveri kanë zgjedhur rrugë tjetër, pasojat janë rritur dhe do të rriten, parashikimet nuk janë të mira për asnjë temë. Mocioni është mënyrë më e duhur është legjitime, demokraci. Opozita ka vota sa me inicu mocionin, pastaj duhet ndihma e deputetëve të tjerë, shpresoj që në një rrethanë tjetër ta arrijmë unitetin me opozitën… Konsultohemi me Abdixhikun me Krasniqin, kanë ndodhur zhvillime të rënda, keqpërdorimi i rezervave shtetërore, skandale të tjera. Kurti ka shumë llogari të japë në Kuvend, dhe para Kosovës. Shpresoj që gjitha këto zhvillime të kenë një fund, fundi është të shkoj në shtëpi Qeveria Kurti”, ka thënë Haradinaj.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika