Osmani në takim me kongresistin amerikan thekson nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me kongresistin amerikan, Mike Turner, ka ripotencuar rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten ka pritur në takim kongresistin, Mike Turner, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së për Shërbimet e Inteligjencës.

Në këtë takim, e para e vendit raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka cilësuar strategjike edhe ekzistenciale, ndaj ka falënderuar kongresistin Turner për mbështetjen ndër vite, të cilën ai ia ka dhënë Kosovës në rrugën e shtetndërtimit.

Presidentja Osmani ka potencuar se shteti i Kosovës është edhe histori suksesi e ShBA-së.

“Përkushtimi i palëkundur i Shteteve të Bashkuara për kauzën e Kosovës ka qenë i domosdoshëm në rrugëtimin tonë drejt pavarësisë dhe shtetësisë”, ka thënë Osmani, njofton presidenca.

Tutje, Osmani ka bërë të ditur se synimi i Kosovës është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si: NATO, BE, Këshilli i Evropës dhe të tjera.

Në raport me bashkëpunimin me ShBA-në, presidentja Osmani potencoi atë në sferën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

“Kësisoj, Presidentja Osmani përmendi aspiratën e Kosovës për anëtarësim fillimisht në Partneritet për Paqe (PfP), e pastaj në NATO, ku mbështetja e SHBA-ve është esenciale.

Mëtej, Presidentja Osmani përmendi faktin se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka bashkëpunim të ngushtë me shërbimet inteligjente të SHBA-ve në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që mund ta cenojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon.

Ndërkaq në raport me situatën në veri të vendit, Osmani ka theksuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtjësorë në shtensionimin e situatës dhe se vazhdon të jetë palë konstruktive në këtë proces teksa ka theksuar “obstruksionet e Serbisë, si dhe veprimet destabilizuese në veriun e Kosovës nëpërmjet bandave kriminale të dirigjuara nga Beogradi”.

Osmani ka ripotencuar rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika