Aktakuzë ndaj biznesmenit Muharremi, ngarkohet për vjedhje të rrymës

Ndaj biznesmenit Ridvan Muharremi, aktakuza është ngritur më 6 gusht të 2021-ës, derisa dëmi që Prokuroria pretendon se i është bërë KEDS-it është 2 mijë e 473 euro

I është ngritur aktakuzë për vjedhje të energjisë elektrike në biznesin e tij, biznesmenit Ridvan Muharremi.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, bëhet e ditur se aktakuza është ngritur më 6 gusht të 2021-ës, derisa dëmi që Prokuroria pretendon se i është bërë KEDS-it është 2 mijë e 473 euro.

Sipas aktakuzës, Ridan Muharremi po akuzohet se më datë 19 nëntor 2020 në furrën  e tij, me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme, me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, ka shfrytëzuar njësorët e energjisë elektrike pa autorizim të furnizuesit, në këtë rast KEDS.

Sipas aktit akuzues, me këtë Muharremi ka kryer veprën penale “vjedhje e shërbimeve”, nga neni 314 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme deri 3 vjet burgim.

Aktualisht, Muharremi gjendet në paraburgim nën dyshimin se ka ndërmjetësuar kundërligjshëm në blerjen e rezervave shtetërore nga Turqia dhe Polonia. Së bashku me të, në paraburgim janë edhe dy zyrtarët, Hafiz Gara, Irfan Lipovica.

Mëngjesin e 18 gushtit, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Fillimisht bastisja u krye te banesa e Ridvan Muharremit dhe te një lokal i tij, ku pastaj i njëjti edhe u shoqërua në polici.

Ndërkaq, në polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.

Gara është shoqëruar në polici nga ambientet e MINT-it.

Disa zyrtarë policorë së bashku më disa dokumente që janë marrë brenda zyrave, u larguan atë ditë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Kjo ministri dyshohet se u bastis për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të rezervave shtetërore, respektivisht të vajit dhe të grurit.

Gara dhe Lipovica u dëgjuan në disa audioincizime të siguruara nga mediumi “Nacionale” duke thënë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika