Biden premton mbështetjen ndaj Floridas pas dëmeve të stuhisë

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden është zotuar t'i japë Floridas çdo mbështetje që i nevojitet për të rindërtuar pas shkatërrimit të stuhisë tropikale Idalia

Presidenti Joe Biden tha se ishte gati të mobilizonte mbështetjen për Florida

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, është zotuar t’i japë shtetit të Floridas çdo mbështetje që i nevojitet për t’u rindërtuar pas shkatërrimit nga stuhia tropikale Idalia.

Biden deklaroi kështu gjatë vizitës që pati atje, ku të paktën dy persona dihet se kanë vdekur pasi stuhia arriti në tokë të mërkurën.

Ai shtoi se asnjë person “inteligjent” nuk mund të dyshojë në ndikimin e ndryshimeve klimatike pas stuhisë.

Ndërkohë, guvernatori Ron DeSantis zgjodhi të mos takonte presidentin në udhëtimin e tij.

DeSantis kishte sugjeruar më herët se prania e Biden mund të pengonte përpjekjet për reagim ndaj fatkeqësive. Biden, i cili ka folur me DeSantis disa herë këtë javë, kishte thënë se do të takoheshin personalisht.

Por, një zëdhënës i DeSantis tha të premten se guvernatori nuk kishte plane të takohej me presidentin, duke shtuar se përgatitjet e sigurisë që kërkohen për një takim të tillë do të “mbyllnin përpjekjet e vazhdueshme të rimëkëmbjes”.

Biden vlerësoi DeSantis gjatë vizitës së tij të shtunën dhe tha se nuk ishte i zhgënjyer nga mungesa e guvernatorit republikan.

“Ai u ul me Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave dhe vendosi se ku duhet të shkojmë, ku do të ishte pengesa më e vogël,” u tha Biden gazetarëve përpara një shtëpie të dëmtuar nga stuhia në qytetin Live Oak.

Biden u takua me Rick Scott, një nga dy senatorët republikanë të shtetit, dhe tha se ishte një shenjë “siguruese” që udhëheqësit e shtetit dhe autoritetet federale po punonin mirë së bashku, shkruan BBC.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika