Osmani nga selia e NATO-s: Morëm përkushtimin e plotë të aleatëve tanë që të vazhdojnë të punojnë me Kosovën

"Diskutimet ishin shumë përmbajtjesore. Jam e lumtur që sërish morëm përkushtimin e plotë të aleatëve tanë që të vazhdojnë të punojnë me Kosovën, që të vazhdojnë me prezencën e tyre në Kosovë në kuadër të punës sonë të përbashkët dhe punës sonë të përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet në të gjithë rajonin"

Osmani nga selia e NATO-s: Morëm përkushtimin e plotë të aleatëve tanë që të vazhdojnë të punojnë me Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së enjte ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit me Stoltenbergun, Osmani ka postuar një video-mesazh nga selia e NATO-s, ku ka thënë se kanë marrë morëm përkushtimin e plotë të aleatëve tanë që të vazhdojnë të punojnë me Kosovën

“Kishim takime që filluan me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët vazhdimisht janë të angazhuar rreth Kosovës. Pastaj vazhduam me konferencën për media dhe me takime të tjera, në mes të të cilave dua të veçojë takimin me kryesuesin e komitetitit ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer dhe takimet që kishim me përfaqësuesit e përhershëm të shteteve tona aleate këtu në NATO. Diskutimet ishin shumë përmbajtjesore. Jam e lumtur që sërish morëm përkushtimin e plotë të aleatëve tanë që të vazhdojnë të punojnë me Kosovën, që të vazhdojnë me prezencën e tyre në Kosovë në kuadër të punës sonë të përbashkët dhe punës sonë të përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet në të gjithë rajonin”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika