Analisti Ylli Hoxhaj: Nëse do të shkonim në zgjedhje, rezultati do të ishte në favor të LVV-së

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se nëse do të mbaheshin tani zgjedhjet, Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte përsëri. Ai ka kritikuar opozitën, madje ka ofruar "këshilla" se si duhet të bëhet opozitarizmi

Analistët Dardan Gashi dhe Ylli Hoxha në Debat Plus në RTV Dukagjini 12 shtator 2023

Analisti Ylli Hoxha në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se nëse do të shkonte vendi në zgjedhje, rezultati do të ishte në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Edhe po të kishim zgjedhje në këtë moment, prapë rezultati do të jetë më i favorshëm për LVV-në dhe jo aq i favorshëm për opozitën. Pra, nuk ekziston një deligjitimim i kësaj qeverisjeje deri më sot”.

Ai ka thënë se opozita duhet të ketë qasje “pak më strategjike dhe pak më afatgjate”.

“Duhet ta shoh këtë situatë pak në një perspektivë më të gjatë sesa që janë duke e bërë, dhe veprimet duhet t’i ndërtoj kundruall kësaj strategjie”, ka thënë ai.

Më tej, analisti Hoxha ka thënë se kjo qeveri duhet “medoemos” t’i kryejë tetë vjetë qeverisje.

“Nëse mundet më herët edhe më mirë, por përgatitjet duhet të jenë këtu. Kjo nënkupton që opozita duhet të merret seriozisht me krijimin e kapaciteteve të reja njerëzore dhe jo me riciklimin e kapaciteteve të vjetra, të cilat kanë shkaktuar humbjen”.

Sipas Hoxhës, njerëzit që kanë humbur zgjedhjet tash e kanë një tendenc hakmarrje, duke thënë se “a pe sheh se me ke akuzua kot, e prandaj edhe unë duhna mu kthy”.

Lidhur me këto konstatime, analisti Dardan Gashi ka reaguar duke i thënë se logjika me të cilën po e ndërton narracionin, i bie që pas humbjes duhet ta mbyllësh partinë.

“Tjetër send është me shit demagogji e tjetër sen është me fol najsen të logjikshme”.

“Sipas logjikës tënde, këto parti që i kanë humbur zgjedhjet duhet me m’shel ‘dugajen’ e me shku në shpi”, i ka replikuar Gashi analistit Hoxha

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika