Vrasja e policit në veri, Haradinaj: Beogradi urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, lidhur me vrasjen e policit të Kosovës dhe plagosjes së një tjetri në fshatin Banjskë të Zveçanit, ka thënë se "Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë"

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vrasjen e policit të Kosovës dhe plagosjen e një tjetri në fshatin Banjskë të Zveçanit, sot në orët e para të mëngjesit.

Haradinaj është shprehur i tronditur lidhur me rastin.

“Ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka ftuar organet e rendit për bashkërendim të veprimeve me KFOR-in dhe aleatët ndërkombëtarë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme “për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e këtij akti”.

Kreu i AAK-së ka shprehur ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për policin e plagosur.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika