Maqedonci: Dënojmë sulmin terrorist ndaj pjesëtarëve të Policisë, dorasit kriminelë të dirigjuar nga Beogradi

Lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se "dorasit sigurisht se nuk mund të jenë tjetër përveçse kriminel të dirigjuar nga Beogradi, me qëllim destabilizimin e vendit"

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar lidhur e zhvillimet e fundit në veri, ku sot është vrarë një zyrtar policor në orët e hershme të mëngjesit.

Maqedonci ka dënuar “sulmin terrorist” ndaj pjesëtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës, duke shtuar se dorasit janë “kriminelë të dirigjuar nga Beogradi”.

“Veprime të tilla për eskalim të situatës nuk do të zmbrapsin organet e sigurisë për të kryer detyrën e tyre dhe as nuk do na bëjnë të ndryshojmë qëndrim në raport me Serbinë kur bëhet fjalë për interesat tona shtetërore”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes së politicit të vrarë Afrim Bunjaku dhe i ka uruar  shërim të shpejtë policit të plagosur.

Këtë të diel, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga sulmi kriminal në veri të vendit, ku u vra një polic i Kosovës dhe një tjetër u plagos.

Ai ka thënë se brenda manastirit janë ende 30 persona të armatosur rëndë, të cilët po e sulmojnë vazhdimisht Policinë e Kosovës.

Lexo dhe: Kurti: 30 profesionistë ushtarakë po e sulmojnë Policinë, i ftoj sa më parë të dorëzohen

Kurti ka thënë se kriminelët janë të rrethuar nga Policia e Kosovës dhe se të njëjtit duhet të dorëzohen në organet e sigurisë së Kosovës.

Në këtë konferencë për media, Kurti ka publikuar disa fotografi nga Manastiri i Banjskës, ku shihet grupi paramilitar që sulmoi Policinë e Kosovës.

I pranishëm në këtë konferencë për media ishte dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, i cili ka bërë të ditur se grupi i armatosur afër Manastirit të Banjskës në Zveçan është rrethuar nga Policia e Kosovës.

Hoti ka bërë të ditur se një polic ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, njëri nga arma e zjarrit.

Lexo dhe: Hoti: Personat e armatosur janë të rrethuar, jemi në koordinim me KFOR-in

“Deri në këto momente janë dy policë të lënduar dhe një të vrarë. Deri në këto momente kemi të shtëna dhe kemi rrethuar objektin dhe deri tash nuk ka ndonjë raportim tjetër”, ka thënë Hoti.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika