Bajraktari: Vënia e Radojçiqit para drejtësisë është sfiduese për shkak se Serbia nuk bashkëpunon

Avokati, Ardian Bajraktari ka thënë se vënia e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq para drejtësisë është veprim jo pak sfidues sepse sipas tij, Serbia nuk bashkëpunon

Ardian Bajraktari, avokat

Avokati Ardian Bajraktari, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se është tejet sfiduese që Milan Radojçiq të dalë para drejtësisë Kosovare.

Bajraktari theksoi se pengesë për këtë gjë është shteti i Serbisë i cili sipas tij vazhdon të tregohet jobashkëpunues në të gjitha sferat.

“Sa i përket kryekriminelit Radojçiq, vënia e tij para drejtësisë është veprim jo pak sfidues për faktin se fqiu ynë verior akoma vazhdon të mos bashkëpunojë edhe për çështje më pak të ndjeshme se ky rast e lëre më këtij rasti”, ka thënë Bajraktari.

Bajraktari ka thënë se lidhur me këtë situatë ka bashkëpunim me ndërkombëtarët por sipas tij, është bashkëpunim i vogël.

“Unë jam optimist që organet e rendit me vigjilencën e tyre që treguan në këtë rast duke parandaluar më të keqën, në momentin e parë që haset do ta vendosin atë para përgjegjësisë”, ka thënë tutje Bajraktari.

Avokati Bajraktari e ka inkurajuar Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe Gjykatën që të zhvillojë procedurën gjyqësore në prezencë edhe të mekanizmave dhe qarqeve që monitorojnë procesin, sipas tij “për ta dëshmuar edhe një herë para botës se sulmi i së dielës ishte i orkestruar nga Serbia”.

Këtë të martë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shpërndarë disa pamje ku shihet Milan Radojçiq, nënkryetari i Listës Serbe, se ka qenë udhëheqës i grupit terrorist i cili sulmoi Policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit në Bansjkë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, një tjetër polic i plagosur e disa të lënduar.

Lexo dhe: Milan Radojçiq udhëhoqi sulmin kundër Policisë së Kosovës, ministri Sveçla publikon pamjet e tij në mesin e terroristëve

“Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve”, ka shkruar Sveçla.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika